Sot zgjidhet presidenti i ri i vendit, Ilir Meta bën këtë postim në facebook (FOTO)

0

Ditën e sotme pritet të zgjidhet presidenti i ri i shtetit, ndërkohë presidenti aktual, Ilir Meta ka zgjedhur të postojë një foto në rrjetin e tij social “facebook”.

Në foton e postuar në mëngjesin e sotëm, Meta shfaqet mes luleve në Stamboll ndërkohë që prej ditësh ndodhet në një vizitë në Turqi.

“Mirëmëngjes nga Stambolli të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan presidenti aktual.

Mandati i Metës në postin e kreut të shtetit përfundon në datën 24 korrik. Ditën e sotme pritet që socialistët të zgjedhin pasuesin e tij në postin e presidentit me shumicën e votave të cilat i kanë në kuvend pas dështimit të tre raundeve të para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu