‘Po iki fare nga emisioni’, Spahiu i bën ‘presion’ gazetares me largim

0

Krahasimet që bëri sot kryeministri Edi Rama mes emrave të listave të tij dhe të opozitës, me pak ironi dhe nota “tallëse” për kundërshtarët, ka ndjellë debat në sferën social-politike në vend.

Në studion e “open” Gjekmarkaj tha se kjo që po bën Rama është diçka e shëmtuar dhe që nuk i ka hije një kryeministri.

Kur i erdhi radha për të folur juristi Spahiu u nxeh dhe kërkoi të lërë emisionin, ndërkohë që moderatorja Vasili ia ka kthyer “me të njejtën monedhë”.

Gjekmarkaj: Kjo që po bën Rama është e papranueshme, është e shëmtuar. Pse duhet të merret me pamjen e jashtme, me bukurinë. Pse duhet ta kem unë detyrimin të jem më i bukur se sa kandidatja e PS në Lezhë, qytetarët nuk votojnë për bukurinë, por për punën dhe vlerat që mbart një kandidat.

Vasili: Dua të dëgjoj pak Spahiun, po Spahiu fol.

Spahiu: Ç’a bëhet kështu, kam gjysmë ore, po iki fare më mirë.

Vasili: Spahiu kujdes me deklaratat mos bëj presion se nuk jemi nga ata që trembemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu