– Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, kërkoi nga deputetët e pranishëm në seancën e Kuvendit që të votojnë dy nga amendamentet e propozuara nga Erion Braçe.
‘Të votojmë dy amendamente e z.Braçe për sektorin e bujqësisë. Do ta fusim bujqësinë në kolaps me këto dy propozime të qeverisë për politikat fiskale– tha Spaho.
Braçe propozoi në Kuvend ditën e sotme 10 amendamente.