SPAK heton Metën, reagon Yuri Kim: Të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm! Askush nuk është mbi ligjin

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas SPAK ka nisur hetimet për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Kim ka reaguar pasi ish-presidenti Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK, Arben Kraja.

Sipas saj kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi – nuk duhet të pranohen më si “normale”

Reagimi i Yuri Kim

Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi – nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu