TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton një tender të vjetër me vlerë rreth 1 milion euro për dezinsektimin e mushkonjave. Pikërisht për këtë tender u mor në pyetje edhe shefja e Departamentit te epidemiologjise në institutin e shëndetit publik, Silva Bino.
Tenderi për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro po hetohet prej kohës, e lidhur me të janë marrrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP-së. Mes tyre edhe shefja e tyre, Silva Bino.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese, e cila u skualifikua nga gara. Dyshohet se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë favorizuar kompaninë fituese, duke e kualifikuar edhe pse nuk i planifikonte kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2-vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme. Për vitin 2023 janë akorduar rreth 80 milionë lekë, por asgjnesia ISHP të rishikojë specifikimet teknike, pasi ato nuk krijojnë gjithpërfshirje për subjektet ofertuese.
E teksa sezoni i verës ka nisur, të dy institucionet duket se kanë vendosur që edhe këtë verë të lënë të “lira” mushkonjat, të cilat rrezikojnë të transmetojnë sëmundje infektive, një prej më të rrezikshmet konsiderohen ethet e Nilit.