Mjeku Edvin Prifti është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ku i janë komunikuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, në përfundim të hetimeve.
Mësohet se mjeku kardiokirurg është akuzuar nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Kardiokirurgu Prifti doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.
Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut iu gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT-së.
Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka të gjitha të justifikuara.