SPAK kontrolle në banesën e saj në Elbasan reagon Xhovana Nikolli: Shtet ordiner!

0

ELBASAN – Xhovana Nikolli ka reaguar, në lidhje me kontrollet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, një ditë më parë në banesën ku jeton ajo bashkë me të motrën në Elbasan.

Në një reagim në rrjete sociale, Nikolli shkruan se SPAK i ka sekuestruar familjes së saj sende private dhe ju është marrë telefoni prindërve të saj. Nikolli shton më tej se vetë kjo e fundit është paraqitur çdo ditë në SPAK për tu marrë në pyetje ndërsa shton se mbi të është ushtruar presion psikologjik nga Prokuroria.

Reagimi

Disa muaj më parë në hyrjen e banesës së marrë me qira nga dy motrat, persona të paidentifikuar vendosën tritol. Si pasojë humbi jetën, Enea Themollari, 26 vjeç, fqinj i dy motrave Nikolli. Këto të fundit akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Asokohe pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia më shumë se një vit më parë, pasi dyshohej se ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.