SPAK në Gjirokastër,sulmojnë në prokurori dhe sekuestron dosjet/ Hetime për prokurorët e qytetit

0

SPAK, vijon të kryejë hetime edhe për kolegët e tyre. Mësohet se prokuroria e Posaccme ka mësyrë pasditen e djeshme në zyrat e kolegeve të tyre të Gjirokstrës. Fax News, mëson se Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë qenë dje në Prokurorinë e Gjirokastrës ku mësohet se kanë bërë sekuestrimin e disa dosjeve.

Burimet thonë se BKH ka shkuar me urdhër të SPAK për një hetim të regjistruar, megjithëse për shkak të sekretit hetimor nuk bëhet me dije objekti hetimit.

Të njëjtat burime konfirmuan se agjentët e Byrosë kanë shkuar dje pasdite, dhe për gati dy orë kanë sekuestruar disa nga dosjet e prokurorisë së qytetit jugor. Pritet që në ditet në vijim të dalin detaje të reja në dritë lidhur me hetimet që po kryehen në Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu