SPAK refuzon t’i përgjigjet Bardhit për Ahmetajn: Sekret hetimor, s’japim të dhëna

0

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar SPAK disa pyetje lidhur me çështjen e Arben Ahmetaj, po prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë refuzuar të përgjigjen, duke argumentuar se nuk mund të japin të dhëna pasi është sekret hetimor.

Këto ishin 4 pyetjet e Gazment Bardhi që nuk morën përgjigje nga SPAK:

  1. Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?
  2. Pse është ndare çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
  3. A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
  4. A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu