SPAK sekuestron një televizion në Vlorë, në emër të biznesmenit të njohur!

0

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan 52 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.

Prokurori deklaroi se u ekzekutuan 40 masa sigurimi, ndërsa mes tyre janë zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës si 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion dhe një televizion “Tv Kabllor Vlora Cable” në Vlorë në emër të biznesmenit, Nexhmedin Danaj.

Vladimir Mara: Atëherë ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi.

Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri.

Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Gjithashtu janë ekzekutuar vendime të gjykatës lidhur me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion në qytetin e Vlorës.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar 3 milionë euro, para në kesh si të ardhura të këtij grupi kriminal që iu janë nënshtruar këtij procedimi penal. Voxnews