Spanja përfshihet nga zjarret, rreth 1000 të evakuar

0

Autoritetet spanjolle kanë evakuuar rreth 1.000 persona, në kuadër të masave të marra për të mbrojtur qytetarët nga shpërthimi i një zjarri që ka shkatërruar të paktën 12,000 hektarë tokë që nga e shtuna.

Zjarri në Navalacruz, një zonë rurale rreth 120 km në perëndim të Madridit në rajonin qendror të Castilla y Leon, nisi pas shpërthimit të një makine në një autostradë të shtunën duke detyruar evakuimin e banorëve në tetë fshatra.

Kreu i  Agjencisë kombëtare të mjedisit Juan Carlos Suarez-Quinones tha të hënën se kombinimi i erërave të forta, temperaturave të larta dhe lagështisë krijuan kushte perfekte për përhapjen e zjarrit.

Rreth 1.000 zjarrfikës, përfshirë 140 personel ushtarak të urgjencës, janë në gatishmëri për të shuar zjarrin,  tha ai.

Sipas autoriteteve dy zjarre janë vënë tashmë në kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu