
Banorët e qyteteve bregdetare janë urdhëruar nga autoritetet në ishullin spanjoll La Palma që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kjo pasi është riaktivizuar vullkani, ndërsa një tjetër lumë llave ka rrëshqitur drejt oqeanit duke ngritur re toksike në ajër. Lumi i tretë i llavës nga vullkani Cumbria Vieja, i cili qëndron aktiv prej dy muajsh tashmë arriti në det rreth orës 12:00 me orën lokale, disa kilometra në veri të pikës ku përfunduan dy të mëparshmet. Në videon që ilustrohet edhe në vijim shfaqen re që ngrihen mbi ujë ndërsa llava rrëshqet në Oqeanin Atlantik.