Spartak Ngjela ‘shkrihet’ pas Bora Zemanit: Kryevepër arti, ikonë absolute e bukurisë

0

Avokati Spartak Ngjela njihet për ngacmimet e tij ndaj gocave, personazhe VIP dhe që kanë emër në fusha të ndryshme të artit. E ndonëse shumë herë ka treguar se ka shije delikate dhe të holla ndaj femrave të botës rozë në Shqipëri, avokati ka shprehur edhe njëherë simpatinë e veçantë ndaj moderatores bora Zemani, ish-it të Donadl Veshajt. Bora ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe fill pas kësaj në fotografinë e moderatores ka rënë në sy komenti epik i Spartakut. Ngjela e cilëson Borën si ikonë të bukurisë dhe kryevepër arti, duke i shprehur kështu pëlqimin e tij në publik.

“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”-shkruan Ngjela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu