SPECIALE/Dekorohen 20 personalitete të sportit elbasanas ndër vite

0
Screenshot

Në një atmosferë solemniteti, emocionesh dhe krenarie qytetare, Elbasani përjetoi një tjetër mbrëmje të veçantë që tashmë është kthyer në traditë. Drejtoria e Sporteve dhe Kulturës pranë Bashkisë Elbasan, nën drejtimin e drejtorit Artin Kovaçi, organizoi mbrëmjen gala të ndarjes së pllakatave të mirënjohjes për 20 personalitete të sportit elbasanas, figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë sportive të qytetit dhe më gjerë. Kjo ceremoni nuk ishte thjesht një akt formal dekorimi, por një moment reflektimi dhe falënderimi për breza të tërë sportistësh, trajnerësh dhe kontribuuesish që me pasion, sakrificë dhe përkushtim kanë ngritur emrin e Elbasanit në arena lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kulmi emocional i mbrëmjes ishte pa dyshim dekorimi i Enver Ibërshimit, legjendës së gjallë të futbollit elbasanas dhe shqiptar.

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi infrastrukturën dhe punën që po bëhet për sportin në këtë qytet, duke propozuar që Elbasani të bëhet qyteti Europian i Sportit për vitin 2027.

Peshëngritja dhe pingpongu pritet të organizojnë evente ndërkombëtare në Elbasan gjatë vitit të ardhshëm.

Mbrëmja gala u mbyll mes emocionesh, fotografish përkujtimore dhe premtimit se kjo traditë do të vijojë edhe në vitet në vazhdim, duke mos lënë në harresë ata që i dhanë Elbasanit krenari dhe identitet përmes sportit.