Spektakël i madh në Napoli, homazhe për Maradonën, statuja hyn në stadium!

0

– Emocione të mëdha në stadiumin Maradona para ndeshjes së Serisë A mes Napolit dhe Lazios. Tifozët dhe klubi blu i bënë homazhe ish-numrit 10, i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë.

Statuja në kujtim të argjentinasit, e inauguruar zyrtarisht jashtë stadiumit tre ditë më parë, është futur brenda saj. Një moment prekës, për të gjithë tifozët shoqëruar me thirrjen “Olè olè olè, Diego, Diego”. Atmosfera ishte mbresëlënëse, me mijëra drita të ndezura nga tifozët në errësirën e stadiumit që mban emrin e Pibe de Oro. Më pas skulptura u transportua përgjatë gjithë pistës së atletikës, ndërsa aktori Gianfranco Gallo lexoi fjalët e shkruara nga Maurizio De Giovanni në kujtim të argjentinasit.

Shumë tifozë dhe ish-shok skuadre të Maradonës

Rreth 40 mijë tifozë të pranishëm në stadium mbërritën përpara fillimit të ndeshjes në Fuorigrotta për të marrë pjesë në ceremoninë për Maradonën. Të pranishëm ishin edhe ish-lojtarë si Beppe Bruscolotti, Salvatore Bagni, Fabio Cannavaro dhe Luigi Caffarelli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu