Spektakël me 5 gola/ Inter siguron Champions-in, thyen Atalantën në ‘San Siro’

0

Interi është tashmë zyrtarisht në Champions në sezonin e ardhshëmZikaltrit e Inzagit mposhtën me rezultatin 3-2 Atalantën në një duel emocionues, duke u ngjitur kështu në kuotën e 69-të pikëve 

Ekipi vijon formën fantastike duke e zgjidhur ndeshjen që në 3 minutat e para me dy gola. Fillimisht shënoi Lukaku pas një asisti nga Martinez, ndërkohë që më pas do të shënonte Barela golin e dytë.

Atalanta rolvoi të rikthehej në lojë me një gol të Pasaliç në minutën e 36-të, por Lautaro Martinez në minutën e 77-të vulosi fitoren e skuadrës së Interit, pas një veprimi altruis për notën 10 nga Marçelo Brozoviç.

Goli i Muriel në shtesë kishte vlerë sa për statitika. Finalistët e Championsit ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë.

INTER 3-2 ATALANTA

1′ Lukaku, 3′ Barela, 77′ Lautaro Martinez / 36′ Pasaliç, 90+1′ Muriel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu