Spekulimet për ndarje u hodhen poshtë nga çifti më në zë i momentit

0

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez thonë se janë ende një çift, pavarësisht lajmeve të shumta që qarkulluan të premten (12 mars) ku pretendohet se dyshja ishte ndarë.

Këngëtarja 51 vjeçare dhe ish-lojtari i bejsbollit 45 vjeçar konfirmuan se janë akoma një çift në një deklaratë të ndarë me Fox News të shtunën.

“Të gjitha lajmet janë të pasakta. Ne po punojmë për disa gjëra”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Lajmi vjen pak pas raportimeve të mëdha që u bënë të premten duke përmendur ndarjen e çiftit të famshëm. Në një raportim fillestar thuhej se Lopez ishte e zënë në Republikën Dominikane duke xhiruar një film, ndërsa Rodriguez në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Raportimet e së premtes gjithashtu treguan për thashethemet e mëparshme që buronin nga fillimi, për një romancë të pretenduar midis Alex dhe yllit të “Southern Charm”, Madison LeCroy. Burime të shumta treguan në atë kohë se nuk kishte asnjë lidhje midis të dyve.

J.Lo këtë vit ndërkohë planifikonte të martohej me Alex Rodriguez, por që dasma e tyre nuk u realizua  për shkak të pandemisë së coronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu