Spiropali njeh Bashën si kryetar të PD: E vërtetoi gjykata, është kreu tek pullë që vjen e derdh fjalët e tij si gjel

0

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali: Edhe njëherë sot nga kreu I PD I vërtetuar edhe nga gjykata, u dëgjuan të njëjtat gjëra, do kuptoni se është i njëjti fjalim se unë i kam lexuar vazhdimisht fjalimet e tij. Ai ndryshon vetëm paragreafët. Unë dua t’i tregoj kryetarit tek pullë se foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë pirgu i plehur ku ai derdh fjalët e tij si fatkeqësisht si gjel. Shqiptarët dhe demokratët nuk janë pula. Ne kemi kërkuar që komisioni i Reformës Zgjedhore të ngrihet, ju keni probleme në partinë tuaj.

Nuk mund të vini këtu sa herë të keni problem partiake dhe të hidhni baltë këtu mbi zgjedhjet e 25 prillit. Sepse ato ishin humbja juaj e rradhës. Pranojeni të vërtetën. Kjo për shkak të papaftësisë tuaj për të bërë bashkë demokratët dhe për të pasur një alternative. Më pas vini këtu dhe flisni për gjëra që ekzistojnë në mendjen tuaj dhe jo në raportet ndërkombëtare. Kjo shumicë vetëm ju ka mbështetur në kërkesat tuaja. Komisioni për hetimet zgjedhore është ngritur, jemi të gatshëm.

Nuk kemi parë deri sot se ku janë pengesat që ne kemi parashtruar dhe për më tepër në ballafaqimin me ne, ju nuk mund të bëni gjë. Nuk mateni dot me ne.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu