Rasti i Luan Merkohasani i cili prej më shumë se një viti ndodhet në shtrat pa lëvizur dhe nuk mundet të flasë si pasojë e një aksidenti bëri që stafi i emisionit “Mendo për mua” të udhëtonte drejt Tepelenës. Por, tashmë është ndezur drita e shpresës për Luani pasi Spitali Amerikan ka marrë përsipër të trajtojë rastin e tij.
Menaxherja e spitalit Amerikan u shpreh live në emisioni “Mendo Për mua”: Sapo u njohëm me rastin shprehem dëshirën ta marrim përsipër. Ne si klinikë e kemi marrë përsipër, që të vendosim të gjitha aparaturat dhe ekspertë më të mirë. Në momentin e parë që Luani do të vijë në Tiranë, ne do të fillojmë me trajtimin e tij”, tha menaxherja.