Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë euro dhe bën thirrje publike për ndihmë

0

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi është gjendur në Venedik të Italisë për Javën e Modës atje.

Ajo mori pjesë në eventin special të “Dolce dhe Gabanna” në promovim të koleksionit të tyre më të re.

Këngëtarja e cila këto ditë mbushi 32 vjet, nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj dhe është krenuar gjithmonë me vendin e origjinës.

E kur vendi i saj i origjinës ndodhet në vështirësi, duket se Bebe Rexha nuk heziton që të ndihmojë me aq sa ka mundësi.

Së fundmi, ajo ka bërë një thirrje publike para 10.7 milionë ndjekësve të saj në Instagram, duke kërkuar nga të gjithë, veçanërisht nga fansat e saj shqiptarë, që të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut – qytet ky nga familja e saj ka prejardhjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu