Sportingu do t’i vendosë hyrjes së stadiumit emrin e Cristiano Ronaldos!

0

PORTGUALI – Asambleja e ardhshme e përgjithshme e Sporting Lisbonës , e cila është caktuar për më 8 tetor, pritet të votojë – siç raporton gazeta portugeze A Bola – mbi propozimin e bordit të drejtorëve, për t’i dhënë emrin e Cristiano Ronaldos hyrjes numër 7-të të stadiumit “José Alvalade”.

Një akt në nder të ish-lojtarit të Sportingut, i cili tashmë i ka “dhuruar” emrin Akademisë së klubit.

Ronaldo luajti për pesë vjet në akademinë e Sportingut dhe në sezonin 2002-03 ai luajti në ekipin e parë para se të transferohej te Manchester United dhe karriera e tij të lulëzonte.

Duhet theksuar se stadiumi “José Alvalade” është rinovuar disa herë, ndërsa këtë vit portat e hyrjes në stadium u rritën nga shtatë në 12.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu