Sportistët shqiptarë nuk kanë arritur të përmbushin objektivat e vëna në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Shpresa më e madhe ishte të peshëngritjes ku konkuruan dy nga peshëngritësit më në zë dhe që kishin fituar tituj në nivel kombëtar e ndërkombëtar Briken Calja dhe Erkand Qerimaj. Calja ishte më pranë medaljes vetëm me 1 kilogram lart fituesit të vendit të tretë, Calja është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë deri në 73 kilogramë, me 341 kilogramë në total.Gjithsesi performanca e Briken Cales është më e mira që Shqipëria ka bërë ndonëjherë në Lojrat Olimpike, pasi kurrë nuk ishte arritur një pozicion të tillë.
Ndërkohë sot pritej me interes debutimi i peshëngritësit Erkand Qerimaj i cili me gjithë përpjekjet për të arritur një rezultat pozitiv e mbylli në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”.Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe ngriti 181 kilogramë dhe në total prej 338 kilogramë shtanga.
Ka garuar në Lojërat Olimpike të Tokios edhe atleti tjetër shqiptar, Izmir Smajlaj nuk ka arritur ta gjejë maksimumin e tij në Olimpiadë dhe si pasojë finalja është bërë e paarritshme për atletin e kërcimit së gjati.Mesditën e sotme ai bëri paraqitjen e tij dhe kërcimi i tij më i mirë ishte 7 metra e 86 centimetra. Rezultat i dobët për shkodranin,i cili u rendit në vendin e nëntë të grupit A kualifikues.Smajlaj nuk arriti të kualifikohet as mes kërcimeve më afër normës dhe si pasojë ai i thotë lamtumirë Lojërave Olimpike, duke mos arritur synimet e tij.
Infowebtv