“Squid Game” zhvendoset në realitet, provimi në këtë shkollë monitorohet me persona të veshur e ‘të armatosur’ si në serialin e famshëm

0

“Squid Game” është seriali koreanojugor, i cili po thyen rekorde në çdo drejtim, ndërsa ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në vende të ndryshme të botës.

Për t’u punësuar në Ministrinë e Drejtësisë në Indonezi, së pari duhet të kaloni një provim. Deri këtu gjithçka është normale, por kur aplikantët u futën në sallën e provimit, u përballën me një pamje të çuditshme, sikur ata ishin lojtarë të “Squid Game”. Provimi u monitorua gjatë gjithë kohës nga persona të veshur si në serialin e famshëm, të cilët mbanin në duar armë false.

Arsyeja e kësaj çmendurie është pikërisht e kundërta e asaj që menduat. “Ne donim që pjesëmarrësit të ndiheshin sa më rehat gjatë provimit”, tha ministri.

Në një deklaratë në lidhje me provimin, Ministria shkroi se aplikantët janë si lojtarët e “Squid Game”, atyre u duhet të kapërcejnë shumë vështirësi për të arritur çmimin e madh që në këtë rast është punësimi në ministri.

“Ishte shumë argëtuese, më bëri të ndihesha mirë gjatë provimit”, tha një prej aplikantëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu