Paniku ka mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut, për shkak të shembjes së një pjese të një lokali.
Siç raporton rrjeti turk Haberler, është shembur parvazi i një restoranti pranë detit, duke plagosur katër persona.
Në të njëjtën kohë, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar të rënët në detë janë të ethshme.
Ata që ranë në det u shpëtuan, ndërsa në vendngjarje shkuan ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe mjekësore.
Katër të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Administrata Rajonale e Besiktashit ka lëshuar një deklaratë: “ Sot rreth orës 21.00, katër qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy ”.
“ Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi .’