Stano për Escobarin: Dialogu është Kosovë, Serbi dhe BE, të tjerët vetëm e mbështesin nga jashtë

0

Gazeta Express lidhur me këtë çështje ka kontaktuar përsëri sot zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, i cili ka sqaruar se përfaqësuesi amerikan, Gabriel Escobar, nuk do të jetë pjesë e takimit, dhe se takimi është vetëm në mes të Kosovës, Serbisë dhe BE-së. Por, Peter Stano shton se çdo kush tjetër jep vetëm mbështetje nga jashtë.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano.

Ndërsa dje, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë konfirmuar se në diskutimet e Brukselit do të marrë pjesë edhe zyrtari i DASH, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu