Starton Big Brother VIP 4! Nis prezantimi i banorëve, pas Egli Takos pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Olsi

0

Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.

Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4.

Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.

Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu