Kombëtarja shqiptare mbyll sonte ndeshjet eliminatore të Botërorit përballë Andorrës, duke synuar që të sigurojë tri pikë për rekordin absolut të 18 pikëve në një grup kualifikues.
Kuqezinjtë duan të ruajnë edhe vendin e tretë në klasifikim e padyshim luajnë me objektivin e vetëm fitoren. Megjithatë, ekipi vjen në këtë sfidë me shumë mungesa mes dëmtimesh e pezullimesh, me trajnerin Reja që ka improvizuar rreshtimin e tij.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi. Trajner: Edi Reja.