– Ndërsa lufta vazhdon qytetarët ukrainas kanë vendosur të mbledhin dhe të dërgojnë në një vend të sigurt statujat me rëndësi historike për Ukrainën. Në foton që Sky news ka shpërndarë duket që një statujë e Jezu Krishtit po nxirret nga Katedralja armene në Lviv (Ukrainë), për t’u ruajtur në një bunker në të cilin qytetarët po mbrohen nga sulmet ruse. Hera e fundit që kjo statujë u hoq ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.