Statuti i PD, Enkelejd Alibeaj tërheq ankimimin në gjykatë

0

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë për statutin e Partisë Demokratike. Deklarata u bë nga përfaqësuesi ligjor i grupit të Akibeajt, Indrit Sefa. Ky i fundit në një komunikim për mediat tha se “Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve“.

Sefa ka kërkuar që vendimi për vulën e PD-së të jepet para zgjedhjeve të 14 majit.

Deklaratë e Përfaqësuesit Ligjor të PD, Indrit Sefa

Ju falenderoj te gjitheve per interesimin e vazhdueshem dhe per menyren se si keni percjelle per publikun vijimësinë e këtij procesi gjyqsor.

Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje.

Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.
Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj

Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit.

Per sa me lart i bejme thirrje gjykates se tashme nuk ka asnje lloj pengese te shqyrtoje ceshtjen Zhukri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu