Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur u takua për herë të parë me të porsalindurin.
Këngëtari tregon se statusi i gjyshit, është ndjesia më e mirë që ka provuar në jetë.
“Njeriu ne jete provon ndijesi dhe emocione nga me te ndryshmet dhe te shumellojshme.
Nder gezimet me te rendesishme te jetes time kane qene disa… Fitorja e konkursit per ne Institutin e Larte te Arteve… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja ne jete e dy vajzave te mia etj. Por, c’na qenka kjo ndijesia e tu berit gjyshi… Me kishin treguar, por kjo eshte e para here qe e provoj Nje mrekulli Dikush me thote NONO… Nje status i bukur per mua
Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan
Mire se erdhe dhe i bekuar te jesh”-shkruan këngëtari.