Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë, Meta: Lajm i mirë për marrëdhëniet tona dhe integrimin europian

0

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur rizgjedhjen e Frank-Ëalter Steinmeier, si president i Gjermanisë.

Në një postim në facebook ai thotë se është një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!

Postimi i Metës:

🇦🇱🤝🇩🇪 Urime të përzemërta Presidentit Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!
Një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!
Kohët sfiduese si këto që po kalojmë kanë nevojë për udhëheqës të urtë dhe me peshë si Presidenti Steinmeier, të cilit i jemi mirënjohës për mbështetjen sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për kontributin thelbësor të dhënë ndër vite për të hapur sa më parë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu