Sterling-Guardiola ballë për ballë

0

Sulmuesi anglez,  Raheem Sterling është takuar me Guardiolan për të diskutuar rolin e tij brenda ekipit, raporton The Sun.

Sterling, i cili ka filluar vetëm 4 nga 11 ndeshjet që Manchester City ka luajtur këtë sezon, nuk është i kënaqur me numrin e minutave që po luan dhe dëshiron të dijë nëse kjo situatë do të përmirësohet para se të negociojë rinovimin .

Anglezi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023, është një nga dëshirat e Barcelonës për të forcuar skuadrën e saj, me katalanasit që po ndjekin me kujdes situatën e tij.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu