Stili ‘akrep’ në modë, shikoni golin e jashtëzakonshëm të shënuar nga sulmuesi i Liverpool

0

Ditët e fundit kemi parë gola të shënuar që janë thjeshtë të jashtëzakonshëm nga mënyra si lojtarët kanë arritur ti dërgojnë në fundin e rrjetës.

Një gol spektakolar këtë herë vjen nga Anglia. Luhej ndeshja mes Liverpool dhe Preston, në kuadër të 1/4 të Kupës së Anglisë.

Liverpool arriti të kalonte në fazën tjetër falë fitores 2-0, me gola të shënuar nga Takumi Minamino dhe Divock Origi, ku ky i fundit arriti të mahnisë tifozët me golin e shënuar.

Golat në stilin ‘scorpion’ duket se janë kthyer në modë sepse pak ditë më parë një i tillë u shënua edhe në Holandë nga Cyril Ngonge.

Goditja e topit nga sulmuesi belg me thembër që në gjuhën e futbollit e njohim si stili ‘akrep’ është kandidati kryesor për çmimin ‘Puskas’.

Videoja e golit është shpërndarë në Twitter nga disa faqe të ndryshme, duke marrë dhe shumë ‘like’ nga tifozët që shikojnë gola vërtet mbresëlënës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu