E gatshme të jap jetën për vendin /Stilistja i bashkohet ushtrisë kundër pushtuesve

0

Me veshje kamuflazhi, e fytyrën të mbuluar me baltë, Ismaira Figueroa mban fort pozicionin e saj në një kodër. Në dorë ka armën dhe po merr pjesë në një stërvitje madhore ushtarake që simulon një pushtim.

43 vjecarja venezueljanë është artiste make-upi, por edhe një snajperiste tejet e rrezikshme. “ Ndiej se kam lindur për këtë, dhe nëse më duhet të vdes në betejë, jam gati”, shprehet Ismaira që është pjesë e “Milicia”, një forcë paraushtarake civile e bashkangjitur ushtrisë në Venezuelë. Nëna e katër fëmijëve, përfshirë një vajzë tre vjece thotë se do të mbrojë po qe nevoja edhe me jetën e saj vendin e vet dhe regjimin e Nicolas Maduros nga cdo “ushtri pushtuese”.

Në shtëpinë e saj në lagjen Palomera të Karakasit varet një foto e ish liderit venezueljan Hugo Chavez, të cilin e shikon si perëndi. Stilistja tregon se kur iuj bashkua Miliacias ne 2010-tën, nuk e mendonte kurrë se do të bëhej snajperiste. Më thanë ta provoja dhe ia dola, rrëfen ajo. Sekreti I goditjes përherë në shenjë? “ përpara se të tërheqësh këmbëzën, zbraze mendjen krejtësisht dhe përqendrohu vetëm tek frymëmarrja jote. Pastaj relaksohu sërish dhe lëre armën të të befasojë”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu