Strehohej tek ish-vollga, sirianit i morën gati 2000 euro dhe e vranë në Durrës

0

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një 20-vjeçar sirian u gjet i pajetë, në anë të rrugës tek ish-hotel Vollga.

Fillimisht u ngritën dyshime se i riu kishte rënë nga kati i tretë. Trupi i pajetë i viktimës iu nënshtrua një ekpertize mjeko- ligjore dhe rezultoi me shenja dhune.

Sipas dyshimeve të para, 20-vjeçari është vrarë.

Policia po heton pistën e grabitjes pasi dyshohet se atij i kanë marrë 1 mijë – 2 mijë euro dhe gjatë përleshjes me grabitësit e kanë goditur me mjete prerëse dhe të forta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu