Fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Stresi, ka shprehur mbështetjen e tij për Shqipen, banoren e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Reperi ka shpërndarë një moment të Shqipes brenda shtëpisë teksa ishte duke qarë.
Shqipja në atë moment kërkonte që Vëllai i Madh t’ia lëshonte këngën e reperit “Të du mom”, dhe qante.
“Shqipe bëhu e fortë, kështu e ka Big Brother askush nuk të kupton pa e provuar”.
“E ke mbështetjen tonë”, ka qenë mbishkrimi i Stresit në këtë story.