Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale ditën e sotme janë ngritur në protestë ku kanë shpalosur kërkesat e tyre ndaj qeverisë shqiptare.
Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të reagojë pasi karta e studentëve është pa vlerë dhe nuk ofron asnjë lehtësi, ndërsa ata kanë konfirmuar se do t’i bashkohen protestës përballë Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
“Studentët janë të vetmit që nuk kanë marrë asnjë ndihmë, kërkojmë zgjedhje në bordin e administrimit. Në universitetin e Tiranës, në bord nuk kemi asnjë përfaqësues. Kemi një mesazh për Ministrinë e Arsimit dhe u themi që do t’i bashkohemi protestës në Tiranë dhe do parashtrojmë kërkesat tona. Kërkesat tona janë të zerohet tarifa për Abonenë studentore. Të përgjysmohet tarifa për ciklin e dytë master”, thotë studenti me mikrofon.
“Karta e studentit është skandal nuk ka asnjë shërbim , ushqim, strehim, bibliotekat, konviktet gjitha ato që studentët përballen me çmime të vështira, karta e studentit nuk shërben asgjë. Dyqanet ushqimore, konviktet mencat nuk japin asnjë shërbim me këtë kartë student. Prej mbylljes së protestës së studentëve është përfolur se studentët do të ngrihen prapë ky është momenti më i mirë për tu ngritur së bashku me popullin për të bërë atë që e lamë përgjysmë në vitin 2019”, përfundoi një student tjetër.