Studentët e ‘ Luarasit ‘ gati për edicionin e dytë të ‘ University Law Competition ‘

0

Universiteti “Luarasi” do të përfaqësohet në edicionin e Dytë të “University Law Competition” nga ekipi i studentëve ekselentë të Drejtësisë. Në konkursin me të madh rajonal “University Law Competition 2023” do të përballen në një gjyq të stimulur 16 skuadra, të përbëra nga studentë të fakulteteve të Drejtësisë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Ky edicion organizohet me mbështetjen e “Halimi Foundation Institute”, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe projektit Matra, të cilët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vijimin e kësaj tradite deri në vitin 2026.

Ambasadori i Mbretesise se Holandes Reinout Vos, koordinatori i Shtetit të së Drejtës të Vendeve të Ulëta për Serbinë dhe Malin e Zi dhe Annamaria Urbanova folën mbi rëndësinë e një kompeticioni të tillë për studentët e universiteteve pjesëmarrëse.

Në edicionin e parë triumfuan, studentët e Universiteti “Luarasi” dhe ata janë gati të përballen në edicionin e Dytë të “University Law Competition” nga ekipi i studentëve të Drejtësisë. Në konkursin më të madh rajonal do të përballen në një gjyq të stimulur 16 skuadra, të përbëra nga studentë të fakulteteve të Drejtësisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu