Studentët takohen me Kryetaren e Komitetit Teknik/A do të rinisë mësimi në auditor?

0

Studentët janë takuar me Kryetaren e Komitetit Teknik të Ekpertëve, Mira Rakacolli të cilës i kanë kërkuar rikthimin në auditor.

Aktualisht të dyja palët janë ende në diskutim me njëra-tjetrën, duke mos pasur një reagim se çfarë është vendosur.

Diskutimi po zgjat mes tyre, ndërkohë që studentët kanë firmosur një peticion me rreth 8 mijë firma për kërkesën e tyre.

Ditën e djeshme Komiteti doli në përfundimin që nuk do të ketë një rikthim në auditor, për shkak të frikës për një valë të re virusi.