Studentja në lot para Ramës: S’realizova ëndrrën time. Kryeministri: Ç’ndodhi

0

Studentja: Nuk e mendoja ndonjëherë se do të kisha shansin të ndaja me ju një peng timin. Unë studio për biologji, ju folët për ëndrra….në vitin e tretë të gjimnazit, ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkka të një gabimi, që nuk ishte përgjegjësi e imja, siç e shikoni, unë jam këtu me medalje të artë, nuk arrita të realizoja ëndrrën time. Uroj që të mos i ndodhë kjo gjë askujt

Edi Rama: Mbase i përket vitit para se të futej platforma e hyrjes për universitetin, nuk e di, nuk e kam të qartë se çfarë ka ndodhur, ç’ka ndodhur konkretisht? Realisht u çudita sepse faktikisht që kur është futur ky system nuk ka asnjë ankesë, zero, është tërësisht objektiv, nuk ndërhyhet nga jashtë. Siç edhe ndodhte më herët, dikush spostohej për hir të djalit të filanit. Rëndësi ka që u sqaruam që nuk ka lidhje me systemin. Pastaj koefiçentët e lëndëve me zgjdhje…ndoshta do thuash një ditë ‘sa mirë që më ndodhi kjo gjë’. Nuk e harroj një fjalim të Steve Jobs që u tregonte studentëve se nëse nuk do t’i kishte ndodhur një sukses apo një tjetër. Kështu që mbetet për tu parë se çfarë përgjigjeje do të të japë jeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu