Studimi: Covid-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit, përveç mushkërive prek edhe…

0

Pasojat e infektimit me koronavirusit mund të zgjasin për më shumë se 6 muaj dhe këtë e vërteton tashmë një studim i ri i kryer në Shtetet e Bashkuara.

Janë ekspertët e Instituteve Kombëtare të Amerikane të Shëndetit, të cilët arritën në përfundimin se Covid-19 shkakton dëme jo vetëm në rrugët e frymëmarrjes por edhe në organe të tjera, duke lënë pasoja vdekjeprurëse.

Ekspertët kryen autopsinë e 44 viktimave të koronavirusit, të cilët ishin infektuar gjatë periudhës nga Prilli 2020 deri në Mars të 2021-shit që përkon me fazën e parë të përhapjes masive të virusit.

Ata gjetën gjurmë inflamacioni në pjesë të ndryshme të trupit, veç mushkërive edhe në zemër, në tru, sy, shpretka, veshka, mëlçi, zorrë të tradhë, muskuj, nerva e deri në sistemin riprodhues. Madje në një rast, gjurmë të ARN-së së virusit u gjetën në trupin e një pacienti që kishte ndërruar jetë 230 ditë pas infektimit.

Megjithatë, studimi thekson se mushkëritë kanë shenjat më të dukshme të dëmtimit, ndërsa truri dhe tjera nuk duket se pësojnë ndryshime të rëndësishme pavarësisht ngarkesës së lartë virale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu