Stuhia e fortë në Shqipëri, shënohet viktima e parë, humb jetën një 26-vjeçar

0

Stuhia e fortë e erës që ka kapluar vendin tonë që nga dita e djeshme ka shënuar viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. 26-vjeçari Majkëll Vrapi i cili ishte duke punuar në montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Vrapi ra nga soleta e shtëpisë ku po punonte si pasojë e erës së fortë, rrëzim i cili i shkaktoi fshembje në të gjithë trupin. 26-vjeçari u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Beratin.

Ai ju nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se Vrapi nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë rrugës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Familjarët e djalit të tyre të vetëm kanë hapur sot dyert e mortit, për ta përcjellë 26-vjeçarin drejt banesën të fundit.