Stuhia godet Filipinet, më shumë se 25 persona humbin jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut (FOTO)

0

Më shumë se 25 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale “Megi” në Filipine.

Stuhia që goditi brigjet lindore dhe jugore të vendit ëhstë e para për këtë vit që godet arkipelagun, por ka shkaktuar dëme të shumta. Në provincën lindore të Leyte, trupat e pajetë të 22 personave u gjetën të mbuluar nga balta.

Grupet e shpëtimit po kalojnë pranë çdo shtëpie pjesërisht të mbytur për të evakuuar banorët, teksa autoritetet shprehen se stuhia pritet të zgjasë deri ditën e nesërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu