Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përditësuar situatën e motit në vendin tonë. Sipas OSHEE, për menaxhimin e situatës së furnizimit në 11 rajone, janë në aksion rreth 2100 punonjës dhe deri në orën 15:00 situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet e përmirësuar në masën 90%.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në vend është rikthyer energjia për 73% të konsumatorëve të prekur nga defektet. Por problematika ka në zonat e thella rurale, pasi aktualisht rajoni më i prekur është zona e Peshkopisë dhe disi Elbasani, ku reshjet e dëborës kanë sjellë probleme. Gjithashtu pas problemeve në hidrovorët e Gocaj dhe Grugë Zezë (Lezhë), të cilët kanë marrë zgjidhje, aktualisht të gjithë fidrat që furnizojnë këto objekte me rëndësi (përfshi dhe spitalet) janë në punë.