Suarez godet sërish Kumanin: Njeri pa personalitet

0

Sulmuesi uruguaian nuk i kursen kritikat në adresë të trajnerit të Barcelonës, të cilin e konsideron njeri pa integritet dhe frikacak.

Barcelona është në krizë loje, rezultati dhe financiare. Ndërkohë, një tjetër goditje vjen për trajnerin Ronald Kuman, pikërisht nga sulmuesi Luis Suarez, i cili në fundjavën e kaluar i shënoi ish-skuadrës së tij me Atletikon Madrid. Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit nga largimi i sulmuesit, Suarez vijon ta vuajë mënyrën se si e larguan te Barcelona duke drejtuar gishtin te trajneri holandez, Kuman.

“Ishte shumë e vështirë për mua që të merrja vendimin për t’u larguar nga Barcelona, por situata ishte e tillë. Kuman më telefonoi dhe biseda zgjati vetëm 40 sekonda, kohë e mjaftueshme, sipas tij, për të larguar një legjendë, për të më treguar që nuk isha në planet e skuadrës. I mungonte personaliteti, pasi nuk e mori guximin të m’i thoshte gjërat në sy, pasi pas bisedës isha i paqartë nëse ishte ai apo klubi që nuk më dëshironte. Situata ishte shumë e vështirë, Mesi kërkoi të largohej, ai qëndroi ndërsa unë mora vendimin për të kaluar tek Atletiko, ishte një kohë të cilën më parë nuk e kisha menduar”, tha sulmuesi.

Në fundjavë, Atletiko e Madridit fitoi përballë Barcelonës me rezultatin 2-0 dhe pikërisht goli i dytë erdhi nga Suarez. Pavarësisht se nuk festoi, sulmuesi gjeti momentin për të bërë shenjën e telefonatës dhe kamerat menjëherë sollën në plan teknikun Kuman, por uruguaiani e mohon që festa ishte për teknikun, duke thënë se ishte thjeshtë një festim për fëmijët e tij. Ndërkohë, skandali i pagave tek Barcelona po zbardhet në media dhe sportdashësit janë shokuar nga klauzolat e kontratave financiare të lojtarëve blaugrana.

Mediet katalanase kanë zbuluar së fundi se në kontratat e futbollistëve, sidomos kur firmosej rinovimi, përfshiheshim premio të shumta që bazë të disa arritjeve sportive, lehtësisht të realizueshme. 11 milionë euro shpërblim nëse luan të paktën gjysmën e ndeshjeve të një sezoni, një milion e dyqind mijë euro më shumë për kalimin e fazës së grupeve të Championsit, tre milionë e gjashtëqind mijë nëse fiton “tripletën”, apo 15 milionë premio vetëm sepse i qëndron besnik klubit. janë vetëm disa nga paradokset që në kontratat që u ofronte Bartomeu lojtarëve kryesorë kur rinovuan marrëveshjet.

Pikërisht këto kontrata të fryra me shpërblime të ndryshme shpjegojnë hendekun në masën e pagave të klubit “blaugrana. Një medie katalanase shpjegoi në detaje kontratat e dy futbollistëve, të cilëve nuk u zbuloi emrat, por që ilustrojnë fryrjen e pakuptimtë të pagave me shpërblime të lehta për t’i fituar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu