Peshëngritësit shqiptarë, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja u përfshinë në 8 më të mirët e peshës deri 81 kilogramë në Botërorin që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Qerimaj u klasifikua i shtati në dygarësh me 338 kilogramë të ngritura në total, ndërsa Calja i teti më 1 kilogramë më pak.
Kjo ishte një garë e fortë ku medaljet u shpërndanë në disa sportistë.
Në total në këtë peshë ishin regjistruar 32 pjesëmarrës.