Sula apel Açkës: E turpshme nëse do bëhesh mashë e qeverisë!Je votuar nga opozitarët e Elbasanit

0

 Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka folur për debatet tek Komisioni i Medias mes Flutura Açka dhe deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

I ftuar në ‘Panorama TV’, Sula u shpreh i keqardhur për situatën e ndodhur ndërsa tha se deputetet e opozitës janë duke respektuar popullin opozitar, dhe “nëse do të bëhet mashë e mzhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo”.

Gjithashtu Sula i kërkoi deputetes Açka, që të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë kolegët e saj, pasi ajo është votuar nga qytetarët e Elbasanit.

Sula: Nuk më vjen mirë dhe ndjej keqardhje. Zonja Açka ka qenë shumë herë më afër me Bardhin se sa unë. Ta çosh dëm këtë kontribut disa vjeçar… Açka është votuar nga qytetarët e Elbasanit. Ne jemi në respektim të popullit opozitar, nëse do të bëhet mashë e mzhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo. Gjej rastin ti apeloj Açkës, e i them të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë që ne kolegët e saj e bëjmë këtë për tu bërë pengesë mazhonancës dhe jo në mbrojtje të saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu