Sula: Mbrëmë kanë dalur 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. Prokurorisë iu bë presion

0

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, duke sfiduar edhe Prokurorinë e Tiranës. Në fjalën e tij, në seancën e sotme, Sula tha se mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre udhër-arreste për tre biznesmenë në Tiranë. Por nuk përmendi emra. Megjithatë shtoi se Prokuroria e Tiranës pas presioneve ka tërhequr pas fletë-arrestet.

“Mos fusni fshatarët në burg. Por ju them edhe lajmin e fundit. Mbrëmbë kanë dalur 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. I ka tërhequr mbrapsht. Kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës,”-tha Dashnor Sula.

Megjithatë për deklaratën e tij, të bërë sot në Kuvend, nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu