Sulm i pazakontë me armë, qëllon kalimtarët ndërsa ecën me makinë, raportohen për të vdekur dhe të plagosur

0

Një sulm me armë në lagjet periferike të Phoenix ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 12 të plagosur si dhe panik te banorët e zonës.

Policia e Surprize në Arizona konfirmon se një person që udhëtonte me një makinë qëlloi me armë ndaj kalimtarëve përpara se të ndalohej nga autoritetet.

Të shtënat u regjistruan në 8 vende të ndryshme përgjatë 90 minutave dhe nga sa mësohet autori qëlloi ndaj kalimtarëve në mënyrë të rastësishme.

“Nuk e dimë shkakun dhe nuk kemi asnjë motiv apo ide se çfarë e shtyu autorin të bënte këtë gjë”, u shpreh zyrtari i policisë, Brandon Sheffert.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu