Sulm me armë në një azil për të moshuarit në Kroaci, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

0

Këtë të hënë një burrë me armë zjarri hyri në një azil për të moshuarit në qytetin Daruvar, rreth 75 milje në lindje të kryeqytetit Zagreb, dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që ishin të pranishëm. Lajmin e bëri me dije Radiotelevizioni Kroat (HRT).

Pesë persona vdiqën menjëherë, ndërsa numri i të plagosurve nuk dihet ende.

Personi i armatosur u largua me vrap, por u arrestua pas pak minutash pranë një kafeneje.

Agjencia shtetërore e lajmeve HINA ka raportuar se disa nga të plagosurit janë ende duke marrë ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu